VENDIM Nr. 528, datë 11.9.2018
ikub# :1903070232
Vendim i KM
Numri i fletores zyrtare: 134
Numri i ligjit: 528
Statusi i ligjit: Ne fuqi
11.09.2018 11.09.2018 11.09.2018
Fushat e veprimit te aktit: Banesa Shteterore
Propozuar nga: Këshilli i Ministrave
PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR. 34, DATË 20.1.2001, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SISTEMIMIN NË APARTAMENTE BANIMI TË FAMILJEVE QË BANOJNË NË TERRITORIN E PORTIT TË DURRËSIT”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 34/1 e 39/1, të ligjit nr. 9232, datë 13.5.2004, “Për programet sociale të strehimit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Pika 4, në vendimin nr. 34, datë 20.1.2001, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, ndryshohet, si më poshtë vijon: “4. Procedurat e privatizimit të objekteve dhe lidhja e kontratës të bëhen brenda 2 (dy) vjetëve, nga hyrja në fuqi e këtij vendimi. Në rast se familja nuk paraqitet pranë EKB-së për lidhjen e kontratës brenda afatit 2-vjeçar, nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, asaj i humbet e drejta e privatizimit, por i ofrohet mundësia për t’u trajtuar me qira sociale. Nëse familja poseduese nuk pranon të lidhë kontratë qiraje, EKB-ja fillon ndjekjen e procedurave për lirimin e objektit që do të përdoret nga Enti Kombëtar i Banesave në zbatim të programeve sociale të strehimit.”.

2. Ngarkohen ministria përgjegjëse për strehimin dhe Enti Kombëtar i Banesave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

Senida Mesi

Copyright © 2006 -2020ikub.al shpk, All Rights Reserved