VENDIM Nr. 527, datë 11.9.2018
ikub# :1903070227
Vendim i KM
Numri i fletores zyrtare: 134
Numri i ligjit: 527
Statusi i ligjit: Ne fuqi
11.09.2018 11.09.2018 11.09.2018
Fushat e veprimit te aktit: Fonde
Propozuar nga: Këshilli i Ministrave
PËR RISHPËRNDARJE FONDESH NË BUXHETIN E VITIT 2018, NDËRMJET MINISTRISË SË BRENDSHME DHE MINISTRISË SË ARSIMIT, SPORTIT DHE RINISË, PËR FINANCIMIN E STUDIM-PROJEKTIMIT PËR NDËRTIMIN E KORPUSIT TË POLICISË SË SHTETIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 44, të ligjit nr. 9936, datë 26.6.1998, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 18, të ligjit nr. 109/2017, “Për buxhetin e vitit 2018”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, në buxhetin e miratuar për vitin 2018, në programin buxhetor 09450, “Arsimi i lartë”, kapitulli “Shpenzime kapitale”, në artikullin 231, i pakësohet fondi prej 35 000 000 (tridhjetë e pesë milionë) lekësh.

2. Ministrisë së Brendshme, në buxhetin e miratuar për vitin 2018, në programin “Policia e Shtetit”, në kapitullin “Shpenzime kapitale”, i shtohet fondi prej 35 000 000 (tridhjetë e pesë milionë) lekësh, për t’u përdorur për financimin e studim-projektimit për ndërtimin e korpusit të Policisë së Shtetit.

3. Ngarkohen Ministria e Brendshme, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

Senida Mesi

Copyright © 2006 -2020ikub.al shpk, All Rights Reserved