VENDIM Nr. 526, datë 11.9.2018
ikub# :1903070238
Vendim i KM
Numri i fletores zyrtare: 135
Numri i ligjit: 526
Statusi i ligjit: Ne fuqi
11.09.2018 11.09.2018 11.09.2018
Fushat e veprimit te aktit: Fonde
Propozuar nga: Këshilli i Ministrave
PËR SHPËRNDARJEN E FONDIT TË INVESTIMEVE PËR FUNKSIONIN E SHËRBIMIT TË MBROJTJES NGA ZJARRI DHE SHPËTIMIN NË DISA BASHKI, PËR VITIN 2018

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr. 9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të ligjit nr. 109/2017, “Për buxhetin e vitit 2018”, të ligjit nr. 152/2015, “Për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin”, dhe të pikës 2, të nenit 29, të ligjit nr. 139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Fondi për investime për funksionin e Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin, i miratuar në buxhetin e vitit 2018, në shumën 50 000 000 (pesëdhjetë milionë) lekë, shpërndahet për blerje automjetesh zjarrfikëse për bashkitë, sipas tabelës nr. 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

2. Fondet e mbetura pas përfundimit të procedurave të prokurimit rishpërndahen për bashkitë e tjera, me vendim të Këshillit të Ministrave.

3. Ngarkohen Ministria e Brendshme, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe bashkitë përkatëse për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

Senida Mesi

Copyright © 2006 -2020ikub.al shpk, All Rights Reserved