VENDIM Nr. 525, datë 11.9.2018
ikub# :1903070223
Vendim i KM
Numri i fletores zyrtare: 134
Numri i ligjit: 525
Statusi i ligjit: Ne fuqi
11.09.2018 11.09.2018 11.09.2018
Fushat e veprimit te aktit: Buxheti lokal
Propozuar nga: Këshilli i Ministrave
PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR. 313, DATË 1.7.2002, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR CAKTIMIN E STRUKTURËS, TË NUMRIT TË PUNONJËSVE DHE SHPENZIMEVE BUXHETORE TË POLICISË SË BASHKISË DHE KOMUNËS”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 17, të ligjit nr. 8224, datë 15.5.1997, “Për organizimin dhe funksionimin e policisë së bashkisë dhe komunës”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Në lidhjen bashkëlidhur vendimit nr. 313, datë 1.7.2002, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen ndryshimet si më poshtë:

1. Në pikën 1, të kreut VI, numri maksimal i punonjësve të policisë bashkiake, për Bashkinë Durrës, bëhet 80 (tetëdhjetë) veta.

2. Në pikën 19, të kreut XXXIV, numri maksimal i punonjësve të policisë bashkiake, për Bashkinë Tiranë, bëhet 428 (katërqind e njëzet e tetë) veta.

3. Numri i përgjithshëm i punonjësve të policisë së bashkive bëhet, gjithsej, 1 315 (një mijë e treqind e pesëmbëdhjetë) veta. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

Senida Mesi

Copyright © 2006 -2020ikub.al shpk, All Rights Reserved