UDHËZIM I PËRBASHKËT Nr. 32, datë 30.8.2018
ikub# :1903070102
Udhëzim
Numri i fletores zyrtare: 132
Numri i ligjit: 32
Statusi i ligjit: Ne fuqi
30.08.2018 30.08.2018 30.08.2018
Fushat e veprimit te aktit: Tarifat
Propozuar nga: Ministri i Ekonomise,Ministri i Drejtësisë
PËR DISA NDRYSHIME NË UDHËZIMIN E PËRBASHKËT NR. 1276/5, DATË 27.7.2017, “PËR CAKTIMIN E TARIFAVE PËR SHËRBIMET E OFRUARA NGA SHËRBIMI PËRMBARIMOR GJYQËSOR SHTETËROR”, TË MINISTRIT TË DREJTËSISË DHE MINISTRIT TË FINANCAVE

Në mbështetje të nenit 102, pika 4, të Kushtetutës, si dhe të neneve 12 dhe 12/a, të ligjit nr. 8730, datë 18.1.2001, “Për organizimin dhe funksionimin e Shërbimit Përmbarimor Gjyqësor Shtetëror”, të ndryshuar, ministri i Drejtësisë dhe ministri i Financave dhe Ekonomisë

UDHËZOJNË:

Në udhëzimin nr. 1276/5, datë 27.7.2017, “Për caktimin e tarifave për shërbimet e ofruara nga Shërbimi Përmbarimor Gjyqësor Shtetëror”, bëhen këto ndryshime:

I. Në seksionin III: 1. Pika 2 riformulohet me këtë përmbajtje: “2. Vlera e tarifës fikse të shërbimit përmbarimor, kur titulli ekzekutiv përmban një detyrim monetar si kthim shume dhe/ose pagim detyrimi, përllogaritet si më poshtë: a) Tabela e tarifave fikse përmbarimore në lek, sipas vlerave të detyrimit:

2. Pika 4 ndryshon me përmbajtjen si vijon: “4. Vlera e tarifës fikse të shërbimit përmbarimor, kur titulli ekzekutiv është vendim i gjykatës për sigurimin e padisë, përllogaritet si më poshtë:

a) Nëse vendimi për sigurimin e padisë përmban një detyrim monetar dhe vlera e padisë është deri në 500,000 lekë, tarifa është 1/4 e pagës bazë minimale mujore.

b) Nëse vendimi për sigurimin e padisë përmban një detyrim monetar dhe vlera e padisë është më shumë se 500,000 lekë deri në 2,000,000 lekë, tarifa është 1/2 e pagës bazë minimale mujore.

c) Nëse vendimi për sigurimin e padisë përmban një detyrim monetar dhe vlera e padisë është më shumë se 2,000,000 lekë, tarifa është një shumë e barabartë me 1 pagë bazë minimale mujore.

d) Nëse vendimi për sigurimin e një padie përmban një detyrim jomonetar ose vlera e padisë nuk është e përcaktuar, tarifa e subjektit përmbarimor është një shumë e barabartë me 1/3 e pagës bazë minimale mujore.”.

4. Në pikën 6, togfjalëshi “... i shtohet TVSH-ja ...”, zëvendësohet me togfjalëshin “... i aplikohet TVSH-ja …”.

5. Pika 11 ndryshohet me përmbajtjen si vijon: “11. Tarifa për ekzekutimin e titujve ekzekutivë sipas këtij seksioni, në çdo rast nuk mund të jetë më e madhe se 2,500,000 lekë, pavarësisht vlerës së detyrimit.”.

II. Në seksionin IV: 1. Pika 1 ndryshohet me përmbajtjen si më poshtë: “1. Shpenzimet e tjera sipas nenit 525 të Kodit të Procedurës Civile përbëhen nga shpenzimet e nevojshme për kryerjen e veprimeve procedurale për ekzekutimin e titullit ekzekutiv, duke përfshirë:

a) Shpenzimet për administrimin e të dhënave të nevojshme për kryerjen e procedurave të ekzekutimit;

b) Shpenzimet për korrespondencën në lidhje me procedurën përmbarimore; 

c) Shpenzimet në lidhje me transportin, magazinimin dhe ruajtjen e sendeve të sekuestruara ose pasurisë së sekuestruar;

d) Shpenzimet në lidhje me hapjen, inventarizimin, mbylljen, lëvizjen, prishjen dhe pastrimin e ambienteve ose subjekteve të tjera në proces ekzekutimi;

e) Shpenzimet në lidhje me caktimin e përfaqësuesit ligjor të palës debitore, shpenzimet e kryera për veçimin e pjesës takuese të palës debitore dhe shpenzimet për lëshimin e dëshmisë së trashëgimisë së palës debitore;

f) Shpenzime në lidhje me publikimin e ankandit;

g) Shpenzimet e kryera për dorëzimin e barrës/ve siguruese;

h) Shpenzimet e ndihmës ligjore të përdorura nga subjekti përmbarues (brenda tarifave të përcaktuara nga udhëzimi i përbashkët i ministrit të Drejtësisë dhe Dhomës Kombëtare të Avokatëve), me qëllim zgjidhjen e çështjeve ligjore, me objekt kundërshtim veprimesh përmbarimore dhe pavlefshmëri titulli ekzekutiv. Në rastet kur me vendim gjyqësor të formës së prerë konstatohet pavlefshmëria e veprimeve përmbarimore, për shkak zbatimi gabim apo moszbatim të ligjit nga përmbaruesi gjyqësor shtetëror, ky i fundit nuk mund të faturojë shpenzimin te kreditori. Nëse këto shpenzime janë parapaguar nga kreditori, subjekti përmbarues do t’ia rikthejë ato kreditorit.

i) Shpenzimet për veprimet procedurale pranë Zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, sipas tarifave zyrtare të miratuara në zbatim të legjislacionit në fuqi “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme.”.

2. Pika 4 ndryshon me këtë përmbajtje: “4. Për shpenzimet e parashikuara në pikën 1 të këtij seksioni, subjekti përmbarues lëshon faturë tatimore ndaj palëve kreditore apo debitore, e cila shoqërohet me kopje të dokumenteve të pagesave të lëshuara nga të tretët, dokumente të cilat shërbejnë për të dokumentuar shpenzimet e zbritshme të subjektit përmbarues, sipas legjislacionit në fuqi.”.

3. Pika 5 ndryshon si vijon: “5. Shpenzimet përmbarimore të pagueshme nga subjekti përmbarues dhe të kryera në fazën e ekzekutimit të detyrueshëm, sipas masës dhe llojeve në zbatim të këtij udhëzimi, përpara përfundimit të ekzekutimit, përshkruhen në një akt përmbledhës, të emërtuar “Procesverbal për shpenzimet procedurale gjatë ekzekutimit”, duke bashkëlidhur faturat përkatëse. Pala debitorë, së cilës i ngarkohen këto shpenzime, ka të drejtë të njihet dhe marrë kopje të këtij procesverbali.”.

III. Në seksionin V: 1. Në pikën 4, togfjalëshi “... u shtohet TVSH-ja ...”, zëvendësohet me togfjalëshin “... u aplikohet TVSH-ja …”.

IV. Në seksionin VI, togfjalëshi “... iu shtohet vlera përkatëse TVSH-së”, zëvendësohet me togfjalëshin “... iu aplikohet vlera përkatëse e TVSH-së”.

V. Zbatimi i udhëzimit dhe hyrja në fuqi “Për procedurat përmbarimore që kanë filluar dhe nuk kanë përfunduar përpara hyrjes në fuqi të këtij udhëzimi, subjektet përmbaruese (persona juridikë apo fizikë) zbatojnë tarifat e përcaktuara në udhëzimin nr. 1276/5, datë 27.7.2017, “Për caktimin e tarifave për shërbimet e ofruara nga Shërbimi Përmbarimor Gjyqësor Shtetëror.”. Përjashtimisht, në rastet kur tarifat përmbarimore nuk janë parapaguar nga kreditori i procesit përpara hyrjes në fuqi të këtij udhëzimi për shkaqe të përjashtimit ligjor, aplikohen tarifat fikse të parashikuara në këtë udhëzim.”.

Ky udhëzim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. MINISTRI I DREJTËSISË Etilda Gjonaj (Saliu)

MINISTRI I FINANCAVE DHE EKONOMISË

Arben Ahmetaj

Copyright © 2006 -2020ikub.al shpk, All Rights Reserved