Zbulohet hilja si mund të keni internet më të shpejtë në shtëpi - Content, Lifestyle, Shtepia - ikub.al
 
 
Zbulohet hilja si mund të keni internet më të shpejtë në shtëpi
 
Shperndaje
ikub#: 2003250105
Interneti i shpejtë në këtë rast është një shpëtim për ata që punojnë nga shtëpia.
FOTO GALERI
Për të pasur shpejtësi më të mirë të internetit gjatë punës nga shtëpia, në një kohë që të gjithë janë izoluar brenda për shkak të koronavirusit, duhet të shmangni përdorimin e mikrovalës. Ofcom ka publikuar disa këshilla për të qëndruar të lidhur me internetin, duke përfshirë edhe kontrolle të rregullta të shpejtësisë në lidhjen tuaj. Këshilla kryesore është të mos përdorni mikrovalën kur bëni një video call, ose kur jeni duke bërë diçka të rëndësishme në internet sepse zvogëlon fuqinë e sinjalit të wifi. Këshillat vijnë në një kohë kur Mbretëria e Bashkuar po hyn në ditën e dytë të izolimit kombëtar, me dyqane të mbyllura dhe ndalimin e të gjithë aktiviteteve. Ofcom thotë se këshilla që ka ndarë është krijuar për të ndihmuar njerëzit të menaxhojnë përdorimin e të dhënave të tyre dhe do të ndihmojë njerëzit 'qoftë për video streaming, takime virtuale apo thirrje zanore.' Tashmë në këtë kohë të gjithë janë dyndur në rrjetet sociale, prandaj nuk duhen mbajtur të gjitha pajisjet e lidhura me Wifi të ndezura. 



Shfleto artikuj te tjere per: INTERNET PUNE SHTEPI WIFI

Marre nga ikub.al


*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 


Më të lexuarat




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved