Gatuani fasule të pjekura, receta më e shijshme
 
Shperndaje
ikub#: 2003250100
Gatuani fasule të pjekura, receta më e shijshme Mos i lini pas dore fasulet, ato zëvendësojnë mishin...
Ne jemi në një krizë globale për shkak të përhapjes së koronavirusit dhe panikut që po përjetojmë. Por, gjatë qëndrimit në shtëpi lajmi i mirë është se ju mund të provoni të gatuani ushqime të ndryshme në kuzhinën tuaj. Ne jemi këtu për t’iu dhuruar ide se si ta kaloni më mirë kohën tuaj në shtëpi me gjëra që ja vlejnë. Dhe ku ka më mirë se sa gatimi?! Provoni menjëherë të gatuani “fasule të pjekura”. 
Përbërësit e recetës:
Vaj
Fasule (mund të përdorni llojin që preferoni.)
Qepë të grira.
Sheqer kaf.
Domate të vogla ose tomatorini. 
Erëza të ndryshme. 
Përgatitja: 
Gatuani fillimisht qepën duke e skuqur me vaj me nxehtësi të ulët, më pas shtoni sheqerin dhe domatet, përziejini bashkë dhe lërini të ziejnë. Pasi salca e krijuar të jetë përgatitur, shtoni fasulet të cilat janë vetëm të ziera dhe vendosini në furrë për 10-15 minuta që të piqen. Pasi janë pjekur ju mund t’i shërbeni në tavolinë dhe t’i shoqëroni sipas preferencës. Këtë recetë kaq të thjeshtë mund ta gatuajnë edhe ata që nuk janë profesionistë në kuzhinë. Ju bëfshin mirë. 
 



Shfleto artikuj te tjere per: FASULE KUZHINE RECETE SHTEPI

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved