Noodles japoneze me brokoli
 
Shperndaje
ikub#: 1803240014
RECETA GATIMI
 
Përbërësit
 
- 320 gr noodles
- 250 gr brokoli
- 50 gr tofu
- salce soje
- 1 thelbi hurdhë
- vaj ulliri
- kripe, piper
 
Përgatitja
 
Fillimisht qëroni këmbët e brokolit si do te bënit me karotat nëse janë shume te mëdha atëherë pritini ne gjysme për se gjati.
[I ngjashëm: Qofte me sugo ]
Me pas hidhini brokolit pasi ti keni ndare ne lule ne ujë te vluar me kripe dhe lërini për 2 minuta, me pas kullojini dhe lërini te ftohen. Me pas ne një ene vendosni hurdhën dhe vajin e ullirit me pas bashkoni brokolit dhe shtoni pak ujë te ngrohte dhe gatuajini për 2-3 minuta, rregulloni me dy ose tre luge salce soje dhe aromatizojini me piper. Rivendosini përsëri ne zjarre ujin ku gatuat brokolit dhe vini për te zier noodles japoneze për kohen qe tregon ne ambalazh. Kullojini dhe bashkojini ne te njëjtën ene ku janë brokolit dhe shtoni pak tofu ne copa. Përziejini mire te gjithë përbërësit dhe nëse dëshironi shtoni disa fara susami te pjekura.
 



Shfleto artikuj te tjere per: BROKOLI RECETA GATIMI

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved