Disa tendenca makijazhi për të shkëlqyer këtë sezon
 
Shperndaje
ikub#: 2003070007
Smoky-eye, qerpikë fals, buzëkuq i errët, xixa, ja disa nga tendencat që do mbizotërojnë këtë sezon.
FOTO GALERI
Për sytë, buzët, lëkurën... Cilat do jenë tendencat e reja të makijazhit për këtë sezon? Zbulojini ato frymëzuar nga javët e modës anë e mbanë botës. 
 
Buzëkuqet e kuq kanë mbizotëruar në çdo podium këto kohë bashkë me versionet bordeaux apo e kuqe me nuancë të zezë. Chic dhe elegante, buzët e kuqe të bëjnë përherë të shkëlqesh.
 
Smoky-eye nuk do bjerë asnjëherë nga froni dhe këtë sezon ai do jetë në versione të ndryshme.
 
Tonet kafe tek sytë. Mos është kafja e zeza e re tendencë? Të gjitha nuancat e saj do jene në modë këtë sezon dhe do krijojë një pamje më të ëmbël.
 
Xixat dhe shkëlqimi. Tendencat disko të viteve ’70 do rikthehen në modë këtë sezon. Xixat do jenë të ngjyrave të ndryshme dhe do mbizotërojnë si tek buzët ashtu edhe tek sytë.
 



Shfleto artikuj te tjere per: MAKIJAZHI SHKELQIM TENDENCA

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved