Udhëtim në Bali, shtëpi në pemë, pamje të mrekullueshme dhe pa shpenzime
 
Shperndaje
ikub#: 2003050075
Ju dhe partneri juaj mund të qëndroni në një shtëpi me pemë në Bali për vetëm 87 dollarë.
FOTO GALERI
Nëse po planifikoni një udhëtim në ditët në vazhdim, duhet të rezervoni me patjetër në vendin ku ja vlen më shumë. Nëse mendoni për paratë tuaja që i keni fituar me vështirësi, mos u shqetësoni sepse kemi gjetur një vend të përsosur në Bali ku ju mund të shijoni gjithçka dhe mund të qëndroni me një kosto që nuk është shumë e shtrenjtë. Gjithashtu nëse ju ka shkuar në mëndje për disa ditë të nxehta plazhi, nuk është nevoja që të qëndroni në hotelet e shtrenjta, në bali janë disa shtëpiza në pemë, ku ju mund të flini bashkë me të dashurin vetëm për 87 dollarë. Kjo shtëpi në pemë është një përvojë si të qëndroni në një hotel me pesë yje, aty ka Wi-Fi, pishinë, një kopsht dhe një dush i jashtëm për ta shijuar nën rrezet e diellit. Sipas agjencisë së udhëtimeve shtëpia në pemë ndodhet vetëm tre minuta larg plazhit. Ndërsa nga veranda, ju mund të shikoni lindjen e diellit në mëngjes, perëndimin, pamjen e bukur të kopshtit me lule bashkë me pishinën. Pjesa më e mirë, e gjithë kësaj është se do të bëhet e juaja me një çmim të ulët vetëm për 87 $.



Shfleto artikuj te tjere per: CIFT PLAZH SHPENZIME UDHETIM VEND

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved