Rita Ora shfaqet si një “kokete” e vërtetë gjatë Paris Fashion Week
 
Shperndaje
ikub#: 2003050034
Deri më tani ajo ka shfaqur një pamje mjaft elegante gjatë Javës së Modës në Paris.
FOTO GALERI
Dhe Rita Ora po vazhdonte festën të hënën në mbrëmje, ndërsa ajo shkoi në një festë e veshur me një fustan elegant me kuadrate, në dukje i pazakontë për nga stili.  Këngëtarja 29-vjeçare dukej si kokete e vërtetë me këtë fustan kuadrate në gjysmën e poshtme me një rrjetë në pjesën e sipërme ndërsa dilte nga hoteli ku ishte akomoduar në kryeqytetin francez.
Rita, e cila shpesh e ka konsideruar Gen Stefani si ikonën e saj të stilit, dukej chic në kombinimin e punk rock të viteve 90’ me fustanin prej princeshe. 
Ylli kishte veshur dhe një palë sandale të zeza me take të larte dhe një çantë serish të zeze në dorën e saj.  Ndërsa për sa i përket pamjes së flokëve dhe grimit Rita Ora kishte zgjedhur ti mbante flokët e tërhequr flokët fort pas koke, sytë me penel dhe një palë vathë të cilat vezullonin.
 



Shfleto artikuj te tjere per: KOKETE PARIS FASHION WEEK RITA ORA

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved