Ja si të pastroni atletet e bardha
 
Shperndaje
ikub#: 1903130124
Ja si të pastroni atletet e bardha Atletet e bardha janë dashuria e të gjithëve, por mjerisht ato qëndrojnë pak kohë të bardhë dhe më pas fillojnë e zverdhen apo bëhen gri, duke mos u pastruar kurrë ashtu siç duhet, pavarësisht përpjekjeve tuaj.
Megjithatë me këto truke e këshilla ju do të mund t'i ktheni ato sërish si të reja. Gjithçka që ju nevojitet është 1 lugë çaji sode buke, 1/2 lugë peroksid hidrogjeni, 1/2 lugë gjelle ujë të ngrohtë dhe një furçë të vogël pastrimi.
 
Përzieni përbërësit së bashku deri sa të formohet një pastë homogjene dhe më pas përmes furçës fërkoni çdo njollë tek atletet tuaja. Pasi i keni fërkuar lërini ashtu për 30 minuta dhe më pas shpëlajini. Do të shihni se atletet do të jenë super të pastra dhe të bardha.
 
Peroksid hidrogjeni është një zbardhues por jo klor, që kur kombinohet me sode buke formon flluska dhe largon menjëherë njollat.
 



Shfleto artikuj te tjere per: ATLETE BARDHA MENYRA PASTRIMI

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved